Davutollu vazhdon me mbledhjet e informimit

Dje Kryeministri Davutollu mori pjesë në mbledhjen e organizuar në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë.

Davutollu vazhdon me mbledhjet e informimit

Kryeministri Ahmet Davutollu vazhdon me mbledhjet e informimit.

Dje Kryeministri Davutollu mori pjesë në mbledhjen e organizuar në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë.

Gjatë mbledhjes që zgjati afërsisht 5 orë, Kryeministri Davutollu u informua në lidhje me strukturën dhe projektet e Forcave të Armatosura.

Para mbledhjes Kryeministri Davutollu pati një takim kokë më kokë me shefin e shtatmadhorisë, gjeneral-armate, Nexhdet Ozel.

Pas takimit gjenerali Ozel dhe komandantët e forcave Kryeministrit Davutollu i bënë një prezantim 3 orësh të strukturës dhe projekteve të reja të armatës.

Më pas Kryeministri Davutollu doli para kamerave ku vuri theksin në rëndësinë e nivelit të përgatitjes së ushtrisë turke për tu ballafaquar me rreziqet në mënyrë efektive dhe fleksibile, ndërsa shtoi se ushtria ka cilësinë për tu kundërpërgjigjur shpejtë dhe në mënyrë aktive ndaj çdo kërcënimi.

“Një çështje tjetër mbi të cilët duhet të qëndrojmë në veçanti është se forcat e armatosura janë njëra prej shtyllave të rëndësishme të reputacionit tonë gjithashtu edhe të reputacionit tonë në arenën ndërkombëtare”, tha Davutollu.

Ahmet Davutollu i tërhoqi vëmendjen shoqërisë ndërkombëtare ndaj intensifikimit të sulmeve të forcave të regjimit ndaj qytetit Halep në Siri.

Në rast se Halepi kalon në kontrollin e regjimit të Esadit, Turqia do të mund të ballafaqohet me një valë të re të refugjatëve, ndërsa shtoi se shoqëria ndërkombëtare duhet të përcaktoj qartë qëndrimin e saj ndaj regjimit të Esadit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme