Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Në Pallatin Presidencial u shtrua iftari i muajit Muharrem

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan tërhoqi vëmendjen në ngjarjet e jetuara kohëve të fundit në botën islame.

Në Pallatin Presidencial u shtrua iftari i muajit Muharrem

Në Pallatin Presidencial u shtrua iftari i muajit Muharrem.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan me rastin e Muajit Muharrem shtroi një iftar në Pallatin Presidencial.

Në iftarin në fjalë morën pjesë rreth 20 përfaqësues të ftuar të shoqatave dhe fondacioneve të alevive në Turqi.

Në fjalën e mbajtur me rastin Presidenti Rexhep Tajip Erdoan tërhoqi vëmendjen në ngjarjet e jetuara kohëve të fundit në botën islame ndërsa shtoi se “Në Irak vrasësit hyjnë në mesin e myslimanëve të sekteve të tjera në tyrbe dhe xhami dhe shpërthejnë bombat në trup. Ata mund ta quajnë veten si të duan shii ose suni, por kanë një titull të vetë, të vrasësit”.

Në lidhje me ato që u jetuan kohëve të fundit në Turqi, Presidenti Erdoan tha se “Iu drejtohem me sinqeritet të gjithë vëllezërve tanë alevi dhe suni që jetojnë në vend, dhimbjet e juaja janë edhe dhimbjet tona, libri ynë i shenjtë është i libri i përbashkët, Ehli-Bejtin e kemi të përbashkët”.

Duke e bërë të ditur se “Duhet të nxjerrim mësim nga Qerbelaja dhe të përqafojmë njëri-tjetrin”, Presidenti Erdoan tha se “Jemi një komb që duhet të nxjerr mësim nga vëllazëria dhe solidariteti e jo nga dhimbja, zemërimi dhe urrejtja”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme