Erdogan kritikon mediat perëndimore, standard i dyfishtë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, vazhdon të kritikojë fuqishëm mediat perëndimore.

179495
Erdogan kritikon mediat perëndimore, standard i dyfishtë

“Në Gazë janë vrarë 16 gazetarë, ndërsa në Egjipti vdiqën 3 mijë njerëz brenda një dite. Ato nuk e ngritën zërin”, deklaroi Erdogan.

Kreu turk i shtetit mbajti një fjalim me rastin e hapjes së vitit akademik 2014-2015 në Universitetin e Fondacionit “Bezmialem” të Stambollit.

Pasi theksoi se mediat perëndimore zbatojnë standard të dyfishtë teksa pasqyrojnë ngjarjet shoqërore në vendet e tyre dhe ngjarjet sociale në shtete të tjera, Erdogan vijoi me këto fjalë: “Shikoni qëndrimin e shpalosur për 16 gazetarë, që kanë vdekur brenda dy muajve në Gazë. Janë vrarë 16 gazetarë dhe mediat botërore nuk ndihen.”

Ai nënvizoi se mediat perëndimore nuk kanë thënë asnjë gjysmë fjale qoftë kundër grushtit të shtetit ndaj Presidentit të zgjedhur me votën e popullit në Egjipt, qoftë edhe ndaj masakrimit të mijëra personave menjëherë pas grushtit ushtarak.

“Në historinë tonë të afërt nuk ka ndonjë vend, ku të jenë vrarë 3-4 mijë njerëz në një ditë. A iu dëgjua zëri? Jo, nuk iu dëgjua. Përse? Sepse Mursi ishte një njeri ndryshe. Nuk ishte njeriu i botës së tyre. I ngarkuar me mision ishte Sisi, i cili erdhi në vend të tij. Këtu qëndron problemi”, është shprehur Presidenti Recep Tayyip Erdogan.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme