Erdoani në Paris: Ka ardhur koha për pranimin e Turqisë në BE

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdoan në deklaratën e përbashkët me homologun francez në Paris kritikoi forcat ndërkombëtare të koalicionit për shkak se ato luftojnë vetëm kundër organizatës terroriste ISID dhe jo kundër regjimit sirian të Bashar Esad

Erdoani në Paris: Ka ardhur koha për pranimin e Turqisë në BE

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan kritikoi forcat ndërkombëtare të koalicionit për shkak se ato luftojnë vetëm kundër organizatës terroriste ISID dhe jo kundër regjimit sirian të Esadit.

"Para së gjithash, në këtë vend ekziston edhe regjimi i Bashar Esadit, i cili haptas ushtron terror ndaj popullatës. Është e qartë që ekziston edhe ISID, por edhe Esadi, i cili kryen terror shtetëror", deklaroi Erdoan.

Pas takimit me homologun francez, François Hollande në Paris, presidenti turk Erdoan nënvizoi nevojën për ti kushtuar vëmendje vuajtjeve të civilëve jo vetëm në Kobani, por edhe atyre që jetojnë në qytetet e tjera të Sirisë.

"Përse përmendet vetëm Kobani dhe jo Idlibi, Hama, Humusi. Përse askush nuk e përmend Irakun, ku 40 për qind e vendit ndodhen nën pushtim? Në Kobani momentalisht nuk ka banorë. Rreth 200 mijë njerëz nga Kobani kanë ardhur për strehim në Turqi", theksoi Erdoan.

Në fund ai u ndal në rrugën evropiane të Turqisë, duke theksuar se ka ardhur koha që Turqia të hyjë në Bashkimin Evropian. "Nëse Franca zhbllokon pesë kapituj në rrugën e pranimit të Turqisë në BE, ne do të shënojmë një progres të shpejtë drejt Brukselit. Tashmë 51 vjet jemi në pritje për të hyrë në BE. Është koha që pas 51 vitesh pritjeje, Turqia dhe BE-ja të integrohen me njëra-tjetrën", ka thënë presidenti turk.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme