Davutollu: Shkaqet e përmbytjes do të dihen pas largimit të ujit

Kreu i AFAD-it, Fuat Oktaj, ndodhet në terren për të monitoruar punimet e kërkim-shpëtimit të minatorëve të bllokuar.

Davutollu: Shkaqet e përmbytjes do të dihen pas largimit të ujit

Kryeministri turk Ahmet Davutollu vizitoi minierën private të qymyrit në qytetin Ermenek galeria e së cilës është përmbytur nga uji, ku ende ndodhen të bllokuar 18 minatorë. Gjatë vizitës së tij Kryeministri Davutollu tha se hetimi ka filluar tashmë dhe se përgjegjësit do të ndiqen penalisht.

Kreu i AFAD-it, Fuat Oktaj, ndodhet në terren për të monitoruar punimet e kërkim-shpëtimit.

Davutollu në minierë u prit nga Ministri i Burimeve Natyrore Taner Jëlldëz, Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Faruk Çelik dhe Ministri i Transportit, Detarisë dhe Informacionit, Lutfi Elvan si dhe zyrtarë të tjerë.

Kryeministri fillimisht ka realizuar një takim me koordinatorët e shpëtimit të minatorëve.

Duke e bërë të ditur se ai u takua edhe me familjet e minatorëve të plagosur, Davutollu tha se ndante dhimbjen me ta dhe se të gjitha ekipet në kapacitet të plotë vazhdimisht punojnë për të tërhequr minatorët nga galeria.

"Kur të largohet uji nga miniera, do të dihen shkaqet e kësaj fatkeqësie. Nëse vërehet ndonjë përgjegjësi e drejtorisë së minierës, apo ndonjë institucioni tjetër, ata sigurisht do të ndiqen penalisht", tha Davutollu.

Duke vënë në dukje faktin se shumica e minierave në Turqi ende vazhdojnë të punojë me pajisje të vjetruara dhe jomoderne, Davutollu tha se është e domosdoshme që në gjithë vendin të përthihet teknologjia dhe pajisjet nëpër miniera.

Aksidenti në minierën e Ermenek-ut ka ndodhur kur një sasi e madhe e ujërave nëntokësore depërtoi në minierë, përmbytën galerinë, në të cilën mbeten të bllokuar 18 minatorë.

Në kohën e aksidentit nga miniera janë evakuuar 40 minatorë, ndërsa shërbimet e shpëtimit më vonë shpëtuan edhe 16 minatorë të tjerë. Zyra e Minierave ka konfirmuar se në galerinë e minierës së përmbytur ndodhen ende 18 minatorë.

Ministri Jëlldëz tha se janë të angazhuar me të gjitha kapacitetet për pompimin e ujit dhe se vërehet rënie në nivelin e tij, por niveli i ujit është ende i lartë në pjesën në të cilin ndodhen minatorët.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme