Vazhdojnë punimet për shpëtimin e 18 minatorëve të bllokuar

Në komunikatën e bërë nga AFAD thuhet se në vend të ngjarjes janë dërguar 379 persona të cilët punojnë në kërkim-shpëtim.

Vazhdojnë punimet për shpëtimin e 18 minatorëve të bllokuar

Departamenti i Fatkeqësive dhe Menaxhimit të Emergjencave (AFAD) në Kryeministri ka njoftuar se ka dërguar "mjetin oktapod" i cili do të përshpejtojë në masë të madhe punimet për shkarkimin e ujërave të minierës.

Në deklaratën e bërë nga Kryeministria theksohet se nën koordinimin e AFAD, ekipi prej 379 personash dhe të 62 mjeteve po zhvillon operacionin e kërkim-shpëtimit pa ndërprerë. Gjithashtu operacionet po ndiqen në vend që në orët e para të mëngjesit nga Kryetari i AFAD, Fuat Oktaj (Fuat Oktay), Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Taner Jëlldëz (Taner Yıldız), Ministri i Komunikimit dhe Transportit, Lytfi Elvan (Lütfi Elvan), Ministri i Punës dhe Sigurisë Sociale, Faruk Çelik, Prefekti i Karamanit, Murat Koxha (Murat Koca).

Nga qendra mobile e koordinimit të AFAD për drejtimin sa më efikas të njësive të shpëtimit dhe operacionin e ndërhyrjes është bërë e ditur se në vendngjarje punimet janë duke vazhduar pa ndërprerje ndërsa u dhanë edhe këto detaje: "Në vendngjarje ku janë bllokuar minatorët janë dërguar gjeneratorë dhe motopompa për shkarkimin sa më të shpejtë të ujit. Gjithashtu edhe një mjet i quajtur 'oktapod' i cili tërheq në minutë 8500 litra ujë si dhe mjete të cilët kanë aftësinë për të nxjerrë ujë nga 60 metra në gjendje që të thajnë ujin. Dje që nga momenti kur ka ndodhur ngjarja në orën 19.00 janë shpëtuar 16 minatorë, dy prej tyre të plagosur. Po vazhdojnë operacionet akoma për shpëtimin e punëtorëve dhe për tërheqjen e ujërave".

Gjithashtu në ekipet e operacioneve të kërkim-shpëtimit të AFAD kanë marrë pjesë 4 zhytës profesionistë, ndërkaq është duke vazhduar operacionin edhe një ekip prej 379 personash me 2 avionë, 2 helikopterë, 21 ambulanca dhe 15 mjete të ekipit të kërkim-shpëtimit të AFAD dhe në total 62 mjete të tjera janë nën koordinimin e pandërprerë të AFAD.

Në rajon janë dërguar një numër i shumtë motopompash, 3 pajisje portative ndriçimi, 10 çadra të mëdha, kuzhinë lëvizëse, fjetina lëvizëse, 700 batanije, janë ngritur 7 stacione bazë të telefonisë celulare dhe ushqime.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme