Anulohet pritja e Festës së 29 Tetorit pas tragjedisë në minierë

Pas pranimit të urimeve në Pallatin Presidencial, Presidenti i Turqisë Erdoan dha një konferencë të shkurtër për mediat.

Anulohet pritja e Festës së 29 Tetorit pas tragjedisë në minierë

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tajip Erdoğan) ka anuluar pritjen zyrtare të festimeve me rastin e 91-vjetorit të Republikës së Turqisë për shkak të tragjedisë së minierës në Karaman.

Pas pranimit të urimeve në Pallatin Presidencial, Presidenti i Turqisë Erdoan dha një konferencë të shkurtër për mediat. Në bashkëbisedimin me gazetarët Erdoan u shpreh se kanë anuluar pritjen zyrtare për kremtimet e 91-vjetorit të Republikës së Turqisë në godinën e re të Presidencës për shkak të tragjedisë së ndodhur në minierën Ermenek të Karamanit.

"E kemi anuluar këtë pritje, nuk do ta bëjmë sepse dhimbja e shpirtit të familjeve dhe të afërmeve të minatorëve që ndodhen të bllokuar në minierë vazhdon akoma. Nuk e shohim të arsyeshme dhe të drejtë duke u bazuar në vlerat dhe traditat tona që ta bëjmë një gjë të tillë. Për këtë arsye këtë vit pritjen zyrtare për kremtimet nuk do ta bëjmë”, deklaroi Erdoan.

Erdogan tha se janë duke i ndjekur nga afër zhvillimet në minierën ku ndodhi fatkeqësia dhe se pas Kryeministrit Ahmet Davutollu (Ahmet Davutoğlu) edhe ai do të shkojë në vendin e ngjarjes për të ndjekur nga afër punimet për shpëtimin e minatorëve të bllokuar në këtë minierë.

Erdoan në mbyllje të fjalës së tij tha: "Akoma kemi shpresë, tre ministrat tanë janë në vendin e ngjarjes ku janë duke u zhvilluar punimet pa ndërprerë për nxjerrjen e minatorëve".


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme