Risi në pritjen me rastin e Festës së Republikës

Në pritjen që do të organizohet në Pallatin e ri Presidencial në Beshtepe në Ankara do të marrin pjesë përfaqësuesit e të gjitha partive politike, të feve dhe besimeve të ndryshme dhe grupeve etnike.

Risi në pritjen me rastin e Festës së Republikës

Këtë vit më 29 tetor Turqia kremton 91-vjetorin e themelimit të Republikës.

Gjatë kremtimeve do të ketë edhe risi.

Rexhep Tajip Erdoan për herë të parë do të marr pjesë në kremtime në cilësinë e presidentit të vendit.

Pritja tradicionale që organizohet në kundër të kremtimeve të 29 Tetorit këtë vit për herë të parë do të organizohet në Pallatin e ri Presidencial në Beshtepe të Ankarasë.

Veçoria kryesore e kremtimeve të këtij viti është edhe profili i pjesëmarrësve në pritje.

Të gjitha partive politike u janë dërguar ftesat për pjesëmarrje duke mos patur parasysh numrin e votave që morën në zgjedhje.

Në pritje përveç përfaqësuesve të partive politike janë ftuar edhe përfaqësuesit të shtresave të tjera pa bërë dallime në fe, besim dhe përkatësinë etnike.

Ndërkaq tema “Pritja e Presidentit” do të jetë një risi tjetër e kësaj pritjeje.

Në sallën e pritjes do të jetë të ekspozuara të gjitha elementet dhe motivet e Anadollit.

Në kuadër të pritjes që do të organizohet me rastin e Festës së Republikës një pjesë e zyrtarëve të angazhuar në pritje do të jenë të veshur me veshje tradicionale.

Edhe njësia e kalorësve e gardës do të organizoj një shfaqje të vogël në pritje të mysafirëve të ftuar.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme