TIKA lufton Ebola-n në Senagal

1.500 qytetarë të Senegalit i janë nënshtruar një kontrolli mjekësor të mundësuar nga Agjencia Turke për Koordinim dhe Bashkëpunim (TIKA) me ndihmën e akademikëve të Universitetit Dakar.

TIKA lufton Ebola-n në Senagal

Në bashkëpunim me Agjencinë Turke për Koordinim dhe Bashkëpunim (TIKA) 1500 vetë nga qytetet Kolda dhe Bagdadji të Senegali janë vizituar falas.

Shoqata për Mbështetjen e Arsimit të Lartë në Afrikë (CACSUP), e cila është themeluar nga Zyra e TIKA-s në Dakar dhe pedagogë nga Universiteti i Dakarit, në bashkëpunim me agjensinë TIKA, vizituan falas 1.500 persona nga qytetet Kolda dhe Bagdadji, qytete në kufi me Republikën e Guineas dhe që njihen si zonat më të varfëra të Senegalit dhe me Medina Charif, i cili njihet si “fshati i lebrozëve”. Banorëve që iu nënshtruan kontrollit mjekësor iu shpërndanë edhe medikamente. Përveç kësaj ekipet kontrolluan falas edhe kafshët e zonës.

Në lidhje me vizitat shëndetësore Koordinatori i TIKA-s në Senegal, Anil Ertekin në nje prononcim tha se se bashkë me 26 pedagogë nga Universiteti Dakar kanë realizuar kontrollin shëndetësor, në veçanti kanë vizituar banorët që kërcënohen nga Ebola, duke i informuar ata në lidhje me sëmundjen dhe për metodat e mbrojtjes si dhe u kanë shpërndarë gjatë vizitave edhe 1000 kuti dizinfektues.

Ertekin vuri theksin në faktin se TIKA në Senegal kanë realizuar në përgjithësi kontrolle të ngjashme shëndetësore si agjenci. “Ky kontroll shëndetësor ka rëndësi në dy aspekte: jugu i Senegalit njihet si zona më e varfër. Në veçanti në stinën, ku gjendemi tani zona ka një nevojë të madhe për shërbimin shëndetësor. Ne si TIKA jemi këtu edhe për të përballuar këtë sfidë, por edhe për arsyen tjetër se kjo zonë ndodhet në kufi me Republikën e Guineas, vend në të cilën kanë filluar të konstatohen raste infektimi me Ebola. Përveç kësaj ne gjatë punës tonë kemi edhe një qëllim tjetër, atë të ndërgjegjësimit të banorëve në lidhje me sëmundjen e Ebola-s dhe si të mbrohen nga kjo, duke u treguar metodat dhe rrugët efektive”, shotoi Koordinatori i TIKA-s në Senegal, Anil Ertekin.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme