Turqia prodhon vagonin më të lehtë në botë

Turqia prodhoi vagonin e transportit më të lehtë në botë. Prototipi i vagonit, që është prodhuar plotësisht me burime kombëtare dhe është prezantuar në Sivas, është 3,5 tonë më i lehtë.

Turqia prodhon vagonin më të lehtë në botë

Turqia i kushton rëndësi prodhimit kombëtar në çdo fushë. Inxhinieret turq kanë prodhuar vagonin më të lehtë në botë.

Prototipi i parë, i prodhuar nën përkujdesjen e Kompanisë së Industrisë së Makinave Hekurudhore të Turqisë (TUDEMSAS), u prezantua në rrethin Sivas.

“Kemi të bëjmë me një nga shembujt më të bukur të bashkëpunimit të sektorit privat me atë publik. Kjo është një vepër, që e kompenson koston e prodhimit brenda një kohet shumë të shkurtër”, është shprehur Prefekti i Sivas, Alim Barut, gjatë fjalimit të rastit.

Vagoni është prodhuar pas një ritmi të ngjeshur punimesh. Pesha e lehtë e vagonit bën që të shpenzohet më pak karburant dhe është një shembull për gjeneratën e re të vagonëve.

Fitimi nga këta vagonë, që kanë 30 vjet jetëgjatësi pune, llogaritet të jetë 4 herë më i madh se kostoja e tyre.

Udhëtimi testues i parë i tyre do të bëhet drejt Eskisehirit, Adapazarit dhe Republikës Çeke.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme