Turqia gati të marrë kryesimin e G20-s

Turqia përgatitet të jetë kryesuesja e radhës së vendeve anëtare të G20-s.

Turqia gati të marrë kryesimin e G20-s

Zv/kryeministri turk, Ali Babacan, deklaroi se do të ndjekin nga afër reformat strukturore të vendeve anëtare të G20-s, ku Turqia do të kryesojë vitin e ardhshëm.

Bursa e Stambollit së bashku me një nga institucionet më prestigjioze të botës për arsimin e lartë, “University of California, Berkeley”, organizuan konferencën me titull “Ngritja e Urave nëpërmjet Sipërmarrjes: Perspektiva Rajonale dhe Globale e Turqisë, Vend me Sipërmarrje në Rritje”.

Zv/kryeministri Ali Babacan, në fjalimin e çeljes së konferencës, shpjegoi projektet e hartuara për periudhën, që Turqia do të kryesojë G20-n.

“Në agjendën tonë do të qëndrojë veçanërisht zbatimi i reformave strukturore. Do të kemi një mekanizëm monitorimi. 20 vende kanë bërë rreth 900 premtime për të përmbushur këtë apo atë gjë, në këtë apo atë kohë. Nëse mbahen premtimet e dhëna, do të ketë një përmirësim të ekonomisë botërore. Këtë e thonë edhe ekpertë të OECD-së dhe FMN-së”, u shpreh Babacan.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme