Stamboll - Alarm për "pluhur të verdhë" në 3 konsullata të huaja

Ekipe turke të sigurisë ndërhynë sot në Stamboll, në konsullatat e Kanadasë, Belgjikës dhe Gjermanisë, 3 vende anëtare këto të koalicionit kundër ISID-it, për shkak të disa letrave që përmbanin një pluhur të verdhë të dyshimtë, njoftuan autoritetet.

Stamboll - Alarm për "pluhur të verdhë" në 3 konsullata të huaja

“Një person, që punonte në Konsullatën e Përgjithshme të Kanadasë, është ekspozua drejtpërdrejtë ndaj kësaj substance, që vazhdon të jetë duke u analizuar”, njoftoi Agjencia Turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Situatave Urgjente (AFAD).

“Persona të AFAD-it, që mbajnë maska dhe veshje për mbrojtjen kundër rreziqeve kimike, ndodhen ende në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Gjermanisë dhe asaj belge për operacione për pastrimin nga ndotja”, sipas gazetarëve në terren.

Ky alarm erdhi atëherë, kur shumë vende perëndimore kanë përforcuar masat e tyre të sigurisë kundër një kërcënimi të mundshëm të organizatës terroriste ISID, e cila ka rrethuar prej një muaji qytetin sirian kurd të Kobanit, në afërsi me kufirin turk.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme