Erdogan në Estoni, në agjendë anëtarësimi i Turqisë në BE

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, po zhvillon një vizitë zyrtare në Estoni, pas përfundimit të asaj në Letoni.

Erdogan në Estoni, në agjendë anëtarësimi i Turqisë në BE

Krahas procesit të anëtarësimit të Turqisë në BE, gjatë vizitës njëditore të Presidentit Erdogan në Estoni janë marrë në shqyrtim gjithashtu marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale.

Një ceremoni zyrtare mikpritëse u organizua për kreu turk të shtetit në Pallatin Presidencial në kryeqytetin estonez.

Në vijim, Presidenti Erdogan realizoi një takim kokë më kokë me homologun nga Estonia, Toomas Hendrik Ilves.

Pas bisedimeve kokë më kokë dhe mes delegacioneve, Erdogan dhe Ilves organizuan një konferencë të përbashkët shtypi.

Lideri estonez deklaroi se në fokus të agjendës së takimeve ishte procesi i anëtarësimit të Turqisë në BE dhe zhvillimi i bashkëpunimit mes dy vendeve.

Presidenti Ilves përsëriti mbështetjen e tij për procesin e anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian.

Ndërsa Presidenti Erdogan tha se është diskutuar për fushat e tyre të përgjegjësisë në kuadrin e NATO-s, si dy vende anëtare të Aleancës, duke përfshirë këtu edhe Afganistanin.

Po ashtu, Erdogani vuri në pah se Turqia mbështet Qendrën e Ekselencës së NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike, në kryeqytetin Talin të Estonisë.

"Bashkëpunimi ynë do të forcohet duke finalizuar këtë pjesëmarrje", theksoi ai.

Në vazhdim të vizitës, Presidenti Erdogan vendosi një kurorë me lule në Kolonën Përkujtimore të Luftës për Pavarësi të Estonisë dhe mori pjesë në një drekë, që u shtrua për nder të tij nga ministri i Jashtëm, Urmas Paet.

Ai realizoi gjithashtu një takim me Kryetarin e Parlamentit të Estonisë, Eiki Nestor dhe vizitoi Qendrën e Ekselencës së NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike, si dhe Qendrën Demo të Estonisë.

Presidenti Erdogan do të kthehet sonte në Turqi, pasi marrë pjesë në një darkë, që do të shtrohet për nder të tij.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme