Senol Goka emërohet Drejtor i Përgjithshëm i TRT-së

Senol Goka është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i TRT-së dhe vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare të Republikës së Turqisë.

166313
Senol Goka emërohet Drejtor i Përgjithshëm i TRT-së

Këshilli i Lartë i Radiotelevizionit (RTUK) i kishte propozuar Këshillit të Ministrave tri emra për postin “Drejtor i Përgjithshëm i Korporatës së Radios dhe Televizionit të Turqisë” (TRT).

Sipas vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, Senol Goka është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i TRT-së.

Goka është diplomuar në Universitetin Marmara të Stambollit dhe për TRT-në ka filluar të punojë në vitin 1986. Ai ka shërbyer për shumë vite si President i Departamentit të Radios.

Në qershor 2014, z. Goka u emërua Zv/drejtor i Përgjithshëm i TRT-së. 

Senol Göka është autor i 4 librave të botuar.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme