Erdoani për Kobanin: Ne i strehojmë, bota vetëm shqetësohet

Presidenti Erdoan tha të martën në Ankara se vendi i tij ka strehuar 200 mijë refugjatë nga Kobani, ndërkohë që të tjerët vetëm shqetësohen për fatin e njerëzve

Erdoani për Kobanin: Ne i strehojmë, bota vetëm shqetësohet

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të martën në Ankara se vendi i tij ka strehuar 200 mijë refugjatë nga Kobani dhe qytetet siriane afër kufirit turk, të larguar nga sulmet terroriste të ISID-it, në një kohë që të tjerët vetëm shqetësohen për fatin e njerëzve në këtë qytet dhe me këtë rast kritikojnë shtetin në afërsi të kufirit ku zhvillohet konflikti.

Në një organizim të Zyrës së Avokatit të Popullit të Republikës së Turqisë, në Ankara u mbajt Simpoziumi i dytë Ndërkombëtar i Ombudsmanëve. Në aktivitet iu drejtua të pranishmëve me një fjalim edhe Presidenti Rexhep Tajip Erdoan, ku me këtë rast vlerësoi punën e Zyrës Turke, e cila për dy vjet ka shqyrtuar gjithsej 11,580 aplikime.


Duke vënë në dukje se Turqia nga viti 2002 ka bërë hapa të mëdha në demokratizimin dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, Presidenti Erdoan tha se qeveria ka vendosur objektiv të qartë për forcimin intensiv të demokracisë, me heqjen e kufizimeve të panevojshme dhe krijimin e kushteve për jetesë të lirë dhe dinjitoze.

Duke shtuar se veprimtaria e Ombudsmanit në Turqi është themeluar në shekullin e 18-të dhe me shpejtësi u përhap edhe në Perëndim, Presidenti Erdoan tha se në traditën e shtetit turk, individi kurrë nuk ka qenë i izoluar nga pushteti.

Ai më tej vuri në dukje sundimin gjashtë shekullor të shtetit të vjetër osman, Erdoan tha se ishte shteti më i fortë i asaj periudhe në botë dhe se ky sukses është arritur falë lidhjes së fortë dhe marrëdhënieve të ngushta me popullin.

"Republika e Turqisë mund të bëhet një shtet i drejtë dhe i fortë nëse zbatojmë dhe aplikojmë përvojën e pasur historike. Kështu që nuk ka vend për pesimizëm. Kur të shikoni në historinë e vendit tonë vërehet se asnjëherë nuk ishte i profilizuar, as unifikimit të njerëzve, si dhe diferencimit mbi bazë fetare, etnike, gjuhës apo kulturës. Nga Sarajeva në Batum, nga Krimeaja në Sana, nga Bagdad në Algjer, në këtë hapësirë të gjerë gjeografike janë ruajtur kultura, gjuhë, fe dhe tradita të ndryshme," tha Erdoan, duke shtuar se autoritetet e atëhershme duke respektuar të drejtat e njeriut kanë arritur të ndërtojnë një shtet të drejtë dhe jetëgjatë.

- Çdo që ka si pasojë vdekjen është krim

Duke iu referuar situatës në Sirinë fqinje, Presidenti turk Erdoan tha se në këtë vend, në katër vitet e kaluara, është përdorur armatim i shumëllojshëm, si armët konvencionale, ato kimike dhe bombat fuçi, duke shkaktuar 300.000 njerëz të vrarë.

Duke dërguar kritika të ashpra në adresë të liderëve, të cilët heshtin par këtyre masakrave në Siri, Erdgan tha se të gjitha ata të cilët heshtën gjatë këtyre masakrave, tani po shqetësohen për Kobanin dhe se përsëri se është Turqia ajo e cila ka strehuar 200.000 refugjatë nga po ai qytet, i cili ishte vetëm një nga zonat e tragjedisë në Siri.

"Nëse flasim për Kobanin si çështje strategjike, për ne është i tillë, por jo për Amerikën. Prandaj, këto janë hapa të rëndësishme, të cilat ne i hedhim me kujdes të madh," tha Erdoan.

Ai përkujtoi se nga sulmet me armë kimike në Siri u vranë rreth 1.500 njerëz dhe nga armët kimike konvencionale 300.000. Në vijim të fjalës së tij Erdoan kritikoi liderët perëndimorë që flasin vetëm për kategorinë e parë, duke injoruar qindra mijëra të vrarë nga armët konvencionale.

"Kjo nuk ka të bëjë me asnjë logjikë, drejtësi, apo ndërgjegje. Për mua është krim çdo gjë që rezulton me vdekje. Patjetër ti diskutojmë këto çështje. Çfarëdolloj arme që është përdorur, në qoftë se ka të vrarë, atëherë çështja duhet të procedohet. Kjo nuk ka të bëjë aspak me liritë apo të drejtat demokratike. Kurrë nuk do të përkulemi para këtyre standardeve të dyfishta, apo dhunës," tha Erdoan.

- Nuk ka kthim të Turqisë në gjendjen e viteve 90

Duke kujtuar se në Parlamentin turk po zhvillohen debate mbi masat shtesë të sigurisë së rendit publik, pas përpjekjeve që janë vënë re për shkaktuar trazira të reja në rrugë, Erdoan tha se Turqia ndaj këtyre dukurive po ndërmerr masa të njëjta me ato që merren në SHBA dhe në vendet e Bashkimit Evropian.

Duke porositur se autoritetet turke nuk do të lejojnë mizoritë dhe trazirat, që protestuesit e maskuar me molotov në duar të provokojnë duke e justifikuar këtë me të drejtat dhe liritë demokratike, Erdoan tha se nuk do të ketë kthim prapa në politikat e Turqisë së viteve 90-të të shekullit të kaluar, një politikë e bazuar në masa të forta sigurie. Ai shtoi se policia nuk do të ketë kompetenca që shkelin të drejtat dhe liritë e individit, ndërsa cilësoi se do të ndiqen penalisht ata që i tejkalojnë kompetencat.

Erdoan ka shprehur përfundimisht shpresën se Zyra e Ombudsmanit me një punë të përkushtuar do të arrijë të vendos një baraspeshë në mes sigurisë dhe lirisë, si dhe do të jetë avokat, i cili do te mbroj të drejtat dhe liritë e individëve, ashtu siç edhe e ka për detyrë.

"Në qoftë se, së bashku me të drejtat e përfaqësimit të mediave sociale, nuk mbrohen të drejtat edhe të atyre që janë të shtypur, atëherë ajo nuk është liri, këtu kemi të bëjmë me shkelje të të drejtave. Nëse nuk sigurohet e drejta e pronarit të objektit dhe tregtia, biznesi i tij atëherë shfaqet kaosi në rrugë. Në të ardhmen ne do të orientohemi në historinë tonë, civilizimin, kushtetutën dhe më kryesorja në ndërgjegjen tonë", përfundoi Erdoan.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme