Davutoglu: Centrali i 3-të bërthamor i Turqisë, 100% kombëtar

Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, bëri të ditur se centrali i 3-të bërthamor i Turqisë do të ndërtohet me burime 100% kombëtare.

Davutoglu: Centrali i 3-të bërthamor i Turqisë, 100% kombëtar

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, po vazhdon mbledhjet e tij informuese nëpër Ministri. Adresa e radhës ishte Ministria e Energjetikës dhe Burimeve Natyrore.

Në konferencën për shtyp, që organizoi pas mbledhjes informuese në këtë dikaster të qeverisë së tij, Kryeministri Davutoglu tërhoqi vëmendjen mbi nevojën në rritje për energji dhe shpalli masat, që do të merren në kuadër të “Planit të Veprimit për Energjinë”.

Ai theksoi domosdoshmërinë për rritjen e raporteve të ofertave për energji të riciklueshme.

Shefi i ekzekutivit turk njoftoi gjithashtu se ka dhënë direktivë për realizimin e punimeve të nevojshme në lidhje me ndërtimin e centralit të 3-të bërthamor me burime 100 për qind kombëtare, pasi të jenë përgatitur kuadrot e kualifikuara në këtë fushë, pas viteve 2018-2019.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme