Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

"Xhamitë e Drunjta Dje dhe Sot", dokumentar i ri nga TRT-ja

Xhamitë historike do të shfaqen në ekranet televizive falë dokumentarit “Xhamitë e Drunjta Dje dhe Sot”, që po përgatitet nga TRT-ja.

"Xhamitë e Drunjta Dje dhe Sot", dokumentar i ri nga TRT-ja

Në xhirimet, që po vazhdojnë në zonën gjeografike të Detit të Zi, po filmohet Xhamia "Turnali", e cila ndodhet në Nënprefekturën Arakli të Trabzonit dhe të magjeps me punimet e saj në dru.

Kjo xhami historike në Lagjen “Turnali” të Araklisë është ndërtuar në vitin 1842.

“Nga aspekti i ndërtimit të saj bashkë me medresenë për fëmijë, shatërvanin dhe dhomat për myderrizët (mësuesit) e mysafirët, Xhamia ‘Turnali’ është një ndër shembujt e rrallë në këtë zonë; megjithatë ajo ka ngjashmëri me shumë xhami të tjera të krahinës. Hijerorja e xhamisë është zbukuruar intensivisht me motive të ndryshme florale dhe gjeometrike, të punuara me teknikën e gdhendjes”, bën të ditur regjisori i dokumentari, Hamdi Yildirim.

Ekipi i dokumentarit “Xhamitë e Drunjta Dje dhe Sot” po punon me vëmendje të madhe për të filmuar të gjitha detajet e kësaj xhamie.

Dokumentari do të shfaqet në ekranet televizive gjatë ditëve në vijim.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme