Turqia: Do kontribuojmë për fuqizimin e efikasitetit të KS të OKB

Nëpërmjet një komunikate, MPJ turke thekson se do të mbështesë punimet për fuqizimin e efikasitetit dhe transparencës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Turqia: Do kontribuojmë për fuqizimin e efikasitetit të KS të OKB

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë publikoi një komunikatë pas votimit për anëtarësim të përkohshëm në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Në këtë komunikatë, njoftohet se do të mbështeten punimet për fuqizimin e efikasitetit dhe transparencës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

MPJ-ja turke thekson nëpërmjet kësaj deklarate se anëtare të përkohshme në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për periudhën 2015-2016 janë zgjedhur Spanja dhe Zelanda e Re.

“Republika e Turqisë do të vazhdojë të mbështesë punimet, që kryen për të përforcuar efikasitetin, transparencën dhe llogaridhënien e Këshillit të Sigurimit të OKB-së kundrejt çështjeve, që formojnë agjendën botërore”, thuhet në komunikatën e sipërcituar.

Pasi nënvizon se Ankaraja do të vijojë të kontribuojë në mënyrë konstruktive në përpjekjet për mbrojtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, deklarata e MPJ-së turke tërheq vëmendjen se Turqia do të marrë presidencën e radhës së G20-s duke filluar nga 1 dhjetori 2014.

Sakaq, në fund të deklaratës në fjalë sqarohet se gjatë muajit maj të vitit 2016, Turqia do të jetë vendi mikpritës i Samitit Humanitar Botëror, që do të organizohet për herë të parë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme