Stamboll - Një delegacion i urbanistikës austriake viziton TRT-në

Ministri i Urbanistikës së Shtetit Federal të Vjenës, Michael Ludwig, i cili gjendet në Stamboll për një simpozium, vizitoi ambientet e TRT-së.

Stamboll - Një delegacion i urbanistikës austriake viziton TRT-në

Michael Ludwig dhe delegacioni shoqërues nga Vjena realizuan një vizitë në Drejtorinë Rajonale të TRT-së në Stamboll.

Ministri austriak bëri një shëtitje në ambientet e Radios së Stambollit dhe shprehu admirimin e tij për ndërtesën historike të transmetuesit më të madh të Turqisë.

“Kisha dëshirë të madhe për të parë TRT-në. Ndihemi shumë të lumtur që ju vizituam në këtë ambient të bukur të Stambollit. Edhe pse jo kaq sa Stambolli, Vjena është një qytet, që zgjerohet me shpejtësi të madhe. Bashkia e Vjenës dhe ajo Stambollit do të organizojnë një simpozium. Duam të kemi një bashkëpunim të vazhdueshëm me Stambollin”, u shpreh Ludwig.

Po ashtu, ministri mysafir dhe delegacioni shoqërues do të prezantojnë në Turqi zgjidhjet për “Qytetin Inteligjent”, një projekt i rëndësishëm ky që aktualisht zbatohet në Vjenë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme