Turqia nuk ka vendosur ende për përdorimin e bazës "Incirlik"

Zv/kryeministri Bylent Arënç në deklaratat që bëri për gazetarët pas mbledhjes së qeverisë u bëri një vlerësim zhvillimeve të fundit, ku ndër të tjera tha se nuk ka ndonjë situatë të re në lidhje me bazën ushtarake ajrore “İncilik”

Turqia nuk ka vendosur ende për përdorimin e bazës "Incirlik"

Nuk ka ndryshuar asgjë në lidhje me bazën “Incirlik”

Dje Këshilli i Ministrave të Turqisë zhvilloi mbledhjen javore nën drejtimin e Kryeministrit Ahmet Davutollu.

Zv/kryeministri Bylent Arënç (Bülent Arınç) në deklaratat që bëri për gazetarët pas mbledhjes së qeverisë u bëri një vlerësim provokimeve ‘Kobani’ duke i cilësuar veprimet e fundit si akte terroriste.

Në dritën e ngjarjeve të fundit do të hedhim themelet për një reformë të re në fushën e sigurisë duke marrë shembull edhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Bylent Arënç tha se dëmet që kanë pësuar tregtarët gjatë provokimeve ‘Kobani’ do të përballohen nga shteti.

Kurse në lidhje me hapat e përbashkët që do të hedhin forcat e koalicionit që luftojnë kundër ISID-it, zv/kryeministri turk tha se nuk ka ndodhur ndonjë ndryshim lidhur me bazën ushtarake İncirlik përveç bashkëpunimit që ndiqet në kuadër të antiterrorizmit.

Në këtë fazë bëhet fjalë vetëm për disa komplekse që janë propozuar nga Turqia për programin ‘trajno-furnizo’, por edhe kjo çështje nuk është finalizuar ende, momentalisht ndodhet në fazën e vendimmarrjes, u shpreh Arënç dhe vijoi: “Turqia në këtë çështje mund të marrë pjesë vetëm në trajnimet, ashtu siç ka vepruar deri më sot, nuk bëhet fjalë që ajo të jetë pjesëmarrëse e operacioneve për furnizimin me armë, municione e pajisje ushtarake”.

Ndërsa lidhur me konsensusin e arritur për stërvitjen e opozitarëve të moderuar në Siri Bylent Arënç tha se është vërtetuar edhe një herë që Turqia ka pasur të drejtë në këtë drejtim.

Zv/kryeministri Arënç vlerësoi edhe deklaratat e Mesut Barzanit dhe që kanë qarkulluar në shtyp. Barzani kishte thënë “Turqia na mbështet në sulmet kundër ISID-it por këtë nuk e deklaron për shkak të konjukturës jo të përshtatshme”.

Deklarata e Barzanit është një deklaratë pozitive, u shpreh Arënç, ndërsa shtoi se Turqia është e detyruar që të në krye të prioriteteve të vendosë interesat e saj kombëtare.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme