Presidenti Erdoan uroi Izetbegoviçin për fitoren në zgjedhje

Erdoan i telefonoi Izetbegoviç dhe e uroi atë për suksesin e arritur në zgjedhje.

Presidenti Erdoan uroi Izetbegoviçin për fitoren në zgjedhje

Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) uroi zëvendës kryetarin e Partisë së Veprimit Demokratik (SDA), Bakir Izetbegoviç me rastin e rizgjedhjes në postin e anëtarit boshnjak të Kryesisë së Bosnje-Hercegovinës.

Një burim nga Presidenca turke njoftoi se Erdoan i telefonoi Izetbegoviç dhe e uroi atë për suksesin e arritur në zgjedhje.

Kryetari aktual i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës natën e fundit ka deklaruar fitoren e tij, në bazë të së cilës edhe në të ardhmen do ta ushtroj funksionin e anëtarit boshnjak të presidencës së BH.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme