SHBA: Duam të shfrytëzojmë "Bazën Ajrore Incirlik" të Turqisë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, deklaroi se ndihma ushtarake kyçe, që vendi i tij kërkon të marrë nga Turqia në kuadër të operacioneve të forcave të koalicionit ndërkombëtar kundër ISID-it, është shfrytëzimi i Bazës Ajrore Incirlik.

SHBA: Duam të shfrytëzojmë "Bazën Ajrore Incirlik" të Turqisë

Chuck Hagel theksoi se kjo temë është ngritur në rendin e ditës gjatë bisedimeve, që autoritetet amerikane kanë realizuar këtë javë me liderët turq. Ndërsa kërkesa e Ankarasë zyrtare për krijimin e zonës së sigurt në kufirin e Sirisë “nuk është vlerësuar specifikisht”, shtoi ai, duke nënvizuar se janë të hapur për diskutime në këtë drejtim.

Pasi u shpreh se Turqia zotëron kapacitete ushtarake, që mund të rezultojnë shumë të vlefshme në luftën kundër ISID-it, shefi amerikan i Mbrojtjes vuri në pah se “vendi i tij dëshiron që të mund të dislokojë avionë të ndryshëm në bazën ajrore turke pranë kufirit sirian”.

Sakaq, Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan përmes një komunikate zyrtare se “kanë rënë dakord me Turqinë për trajnimin e opozitarëve të moderuar në Siri”.

Turqia ka pranuar që të trajnojë dhe mbështesë me pajisje opozitarët e moderuar sirianë. Në këtë kontekst, një ekip i Zyrës së Planifikimit pranë Departamentit amerikan të Mbrojtjes do të vizitojë javën e ardhshme Ankaranë për të bërë plane nëpërmjet kanaleve ushtarake”, ka thënë ndihmëszëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Marie Harf.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme