Davutoglu: Qëndrimi i Turqisë, më humanitari për Kobanin

Kryeministri Ahmet Davutoglu deklaroi se Turqia është vendi, që po mban qëndrimin më humanitar ndaj dramave në Siri dhe Irak.

Davutoglu: Qëndrimi i Turqisë, më humanitari për Kobanin

Teksa në kufirin e Turqisë me Sirinë po përjetohen zhvillime të nxehta, të mërkurën e vëmendja u përqendrua tek samiti kritik në Ankara.

Kryeministri Ahmet Davutoglu drejtoi samitin e sigurisë.

Pas mbledhjes në fjalë, mbajtur në selinë e Kryeministrisë, Ahmet Davutoglu organizoi një konferencë shtypi.

“Askush nuk ka të drejtë që t’i paraqesë ngjarjet sikur të përjetoheshin në Turqi, duke u bërë shkaktar i akteve, që shkojnë deri në vandalizëm”, tha Kryeministri Davutoglu dhe shtoi se pikërisht Turqia është vendi, që po mban qëndrimin më humanitar ndaj dramave në Siri dhe Irak.

Duke kritikuar ndërlidhjen e ngjarjeve me procesin e zgjidhjes (paqes), shefi i ekzekutivit turk theksoi se “rendi publik dhe procesi i zgjidhjes, që po jetësohet për t’i dhënë fund terrorit, nuk janë alternativa të njëri-tjetrit”.

Ai vuri në pah se nuk do të lejojnë kurrsesi që një ngjarje, e cila ndodh jashtë shtetit, të shfrytëzohet si material për politikën e brendshme.

“Mëkatet e këtyre zhvillimet bien fillimisht mbi supet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe pesë anëtareve të përhershme të tij”, nënvizoi Kryeministri Davutollu në një apel drejtuar rretheve, që përgjegjësinë e ngjarjeve në Kobani ia ngarkojnë Turqisë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme