Opozita siriane mbështet planin e Turqisë kundër ISID

Koalicioni Kombëtar i Forcave Opozitare dhe Revolucionare të Sirisë njofton se mbështet kushtet e propozuara nga Turqia për bashkimin me koalicionin ndërkombëtar kundër ISID.

Opozita siriane mbështet planin e Turqisë kundër ISID

Zëdhënësi i Koalicionit Kombëtar të Forcave Opozitare dhe Revolucionare të Sirisë, Salim el-Muslat në lidhje me kushtet tha: "Në fakt, këto nuk janë kushte, por nevoja themelore në luftën kundër terrorizmit në rajon. Është e pakuptimtë që lufta kundër terrorizmit të bëhet e izoluar nga terrori i Esadit, sepse regjimi i Esadit dhe politikat e dhunshme të tij janë forcat lëvizëse të shfaqjes së këtyre lloj grupeve terroriste dhe ekstremiste. Mbijetesa e regjimit do të ndihmojë për krijimin e grupeve të tjera ekstremiste në të ardhmen, edhe pse nën emra të ndryshëm.”

Muslat gjithashtu theksoi se "lufta pak nga pak kundër terrorizmit nuk do tu shërbente interesave të Sirisë" dhe në të njëjtën kohë një luftë e tillë rrezikon drejtpërsëdrejti vendet fqinje në rajon. Kjo deklaratë e Muslat erdhi pas deklaratës së presidentit të Turqisë Rexhep Tajip Erdoan, i cili pati theksuar se për pjesëmarrjen e Turqisë në koalicionin ndërkombëtar kundër ISID duhet të krijohet një zonë ndalim-fluturimi dhe një zonë e sigurt për të shpërngulurit dhe trajnimi i grupeve të moderuara të Irakut dhe Sirisë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme