Qëllimi është qetësia
objektivi është terrori

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s viziton Turqinë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka nisur sot një vizitë kritike në Turqi.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s viziton Turqinë

Vizita realizohet në një periudhn kur zhvillimet në kufirin me Sirinë kanë arritur në një pikë kritike.

Gjatë qëndrimit në Turqi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të realizojë një seri takimesh të nivelitë të lartë me autoritetet turke duke përfshirë edhe Presidendin Erdoan dhe Kryeministrin Davutollu.

Takimin e parë Jens Stolenberg do ta ketë sot paradite me Ministrin e Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu).

Parashikohet që pas takimit të mbahet edhe një konferencë e përbashkët shtypi.

Pastaj pritet që Stolenberg të ketë një seri takimesh dypalëshe.

Pika e kryesore e agjendës së takimeve do të jenë zhvillimet në kufirin turk me Sirinë.

Me deklaratën që kishte bërë më herët (në Poloni) “Eshtë përgjegjësia jonë kryesore që të mbrojmë kufijtë e Turqisë, anëtares së NATO-s”, Stolenberg kishte bërë të ditur se Aleanca do të qëndrojë pranë Turqisë.

Nga Turqia Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s planifikohet të largohet ditën e premte.

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme