Parlamenti turk miraton mocionin për Sirinë dhe Irakun

Me 298 vota pro qeveria turke mori mbështetjen e Parlamentit për të dërguar në rast nevoje trupa në Siri dhe Irak për të luftuar çdo grup që kërcënon vendin.

Parlamenti turk miraton mocionin për Sirinë dhe Irakun

Ligjvënësit turq të enjten në darkë autorizuan qeverinë të dërgojë trupa në Siri dhe Irak për të luftuar çdo grup që kërcënon vendin.

Mocioni i paraqitur nga Kabineti i kryeministrit Ahmet Davutollu, ka marrë mbështetjen e 298 anëtarëve të parlamentit 550-vendesh, me 98 vota kundër. Partia në pushtet AK.

Partia për Drejtësi e Zhvillim ka një shumicë dërrmuese në parlament me 312 vende.

Mocioni do të jetë në fuqi për një vit.

Partia e Lëvizjes Nacionaliste MHP- partia e tretë më e madhe në Parlament ka mbështetur mocionin. Por Partia kryesore e opozitës Republikane Popullore (CHP) dhe Partia Demokratike e Popujve (HDP) votoi kundër.

Përveç kërcënimeve ndaj vendit, mocioni përmend kërcënim ndaj tyrbes së Sulejman Shahut në Siri, ku është varrosur gjyshi i themeluesit të Perandorisë Osmane.

Varri, ndodhet në një tokë në Siri që gjendet në territorin e kontrolluar kryesisht nga grupi militant ISID. Turbja ruhet nga ushtët turq.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme