Erdoan: Koalicioni duhet të bëjë më shumë se sa sulmet ajrore

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan kërkoi nga koalicioni ndërkombëtar të ndërmerr më shumë se sulme ajrore ndaj ISID-it.

Erdoan: Koalicioni duhet të bëjë më shumë se sa sulmet ajrore

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) i kërkoi koalicionit ndërkombëtar të gjejë një zgjidhje afatgjatë kundër kërcënimit të ISID-it duke shprehur keqardhje për rëndësinë e kufizuar të sulmeve ajrore aktuale.

“Tonelatat e bombave që do të lëshohen nga ajri përbëjnë vetëm një zgjidhje të përkohshme dhe nuk bëjnë gjë tjetër vetëm vonojnë rrezikun dhe kërcënimin”, deklaroi Erdoan gjatë fjalimit të tij të mbajtur para Asamblesë së Madhe Popullore të Turqisë.

“Ne jemi të hapur për çdo bashkëpunim, por të gjithë duhet të dinë që Turqia nuk është një vend që do të kënaqet me zgjidhje të përkohshme”, shtoi ai.

“Një luftë e vendosur duhet të ndërmerret kundër të gjitha organizatave terroriste në rajon dhe këshillat dhe paralajmërimet e Turqisë duhet të merren në konsideratë”, nënvizoi Erdoan.

Këto deklarata u bënë një ditë para debatit të parashikuar në Parlament për një mocion të qeverisë duke lejuar ushtrinë turke të ndërhyjë në Irak dhe në Siri kundër ISID-it.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme