Deponohet projekt-mandati i Sirisë dhe Irakut në Kuvend

Projekt-mandati i Irakut dhe Sirisë, u deponua sot në Asamblenë e Madhe Popullore të Turqisë.

Deponohet projekt-mandati i Sirisë dhe Irakut në Kuvend

Projekt-mandati në fjalë ka për qëllim mbrojtjen e Turqisë nga sulmet që mund të bëhen nga organizatat e ndryshme terroriste në Siri dhe Irak.

Ndërkaq kohëzgjatja e projekt-mandatit, për të cilin pritet të diskutohet të enjten në kuvend, do të jetë një vit.

Projekt-mandati i përgatitur si tekst i përbashkët për Sirinë dhe Irakun u nënshkrua nga ana e Kryeministrit Ahmet Davutollu (Ahmet Davutoğlu) dhe iu dërgua Asamblesë së Madhe Popullore të Turqisë. Në tekstin e projekt-mandatit në mes tjerash shkruhet se “Rreziqet dhe kërcënimet përgjatë vijës kufitare jugore të Turqisë janë rritur dukshëm si pasojë e zhvillimeve të fundit”.

Ndërsa në arsyetimin e projekt-mandatit shkruhet kështu:

“Në veri të Irakut vazhdojnë të jenë të pranishme elementet e armatosura të organizatës terroriste të PKK-së. Në anën tjetër është vërejtur edhe një rritje e dukshme në numrin e elementeve tjera terroriste në Siri dhe Irak dhe të kërcënimit që paraqesin ato”.

Në tekstin e projekt-mandatit, ku zë vend shprehja “ISID dhe organizatat tjera terroriste”, tërhiqet vëmendja në qëndrimin e Turqisë ndaj ISID-it. Në mes tjerash thuhet se Forcat e Armatosura të Turqisë në rast nevoje lejohen të ndërmarrin operacione ushtarake matanë kufirit si dhe dislokimin e trupave të huaja në territoret e Turqisë për qëllime të njëjta.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme