KARAYEL-i, droni i parë kombëtar i ushtrisë turke

Ushtria turke po pajiset me avionë pa pilot (drone) të projektuar dhe prodhuara plotësisht me mundësi kombëtare.

KARAYEL-i, droni i parë kombëtar i ushtrisë turke

KARAYEL-i, një mjet ajror i telekomanduar ky që është përsosur nga kompania “Vestel Savunma”, e cila operon në sektorin e industrisë së mbrojtjes, së shpejti do t’i shtojë Forcave të Armatosura Turke aftësi të reja.

Droni i ri i ushtrisë turke ka kapërcyer me sukses fazën e testeve, duke fluturuar për 20 orë në 6.500 metra lartësi.

I prodhuar për zbulim dhe vëzhgim, KARAYEL-i është i pajisur me sisteme kamerash dhe shënjestrues me laser, falë të cilave ka aftësi të identifikojë dhe lokalizojë objektivin, por edhe të drejtojë municionet me saktësi drejt tyre.

Po ashtu, KARAYEL-it i është integruar për herë të parë në botë “Siguresa e Gabimeve Sistematike”, një program kompjuterik ky që deri më sot është përdorur vetëm në mjetet ajrore me pilot.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme