Erdoan për ISID: Këtej e tutje procesi do të jetë shumë ndryshe

Në deklaratat që bëri në aeroportin ndërkombëtar “Ataturku” në Stamboll në kthim të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan tha se këtej e tutje procesi në kontekstin e ISID-it do të jetë shumë më ndryshe.

Erdoan për ISID: Këtej e tutje procesi do të jetë shumë ndryshe

Pas përfundimit të kontakteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kishte shkuar për të marrë pjesë në punimet e Sesionit të 69-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan dje u kthye në atdhe.

Erdoan në aeroportin ndërkombëtar “Ataturku” në Stamboll doli përpara kamerave dhe bëri deklarata në lidhje me zhvillimet e fundit, ku tha se Turqia për 4 vite me radhë ka tërhequr vëmendjen në ato që po ndodhin në Siri dhe Irak, por bota ka nuk ka reaguar ndaj këtyre zhvillimeve.

Në lidhje me rolin e Turqisë në luftën kundër ISID-it Erdoan tha: “49 vetë, personeli i konsullatës tonë në Mosul mbaheshin peng, patjetër që tani pozicioni ka ndryshuar. Procesi në vijim do të jetë shumë më ndryshe”.

“Mocioni i qeverisë do të diskutohet në parlament më 2 tetor. Pas miratimi të mocionit uroj që edhe hapat që duhen hedhur të hidhen në bazë të kushteve të reja”, u shpreh Erdoan.

Presidenti Erdoan theksoi se ekzistojnë 3 pika shumë të rëndësishme për të mos u përballur edhe një herë tjetër me fatkeqësinë e pengjeve dhe për të garantuar sigurinë e kufijve tanë. “Një nga këto pika është shpallja e një zone ndalim-fluturimi dhe garantimi i sigurisë brenda kësaj zone. E dyta është krijimi i një zone të sigurt në territorin sirian. Ndërsa e treta është se me cilët dhe si do ta menaxhojmë këtë proces duke u nisur nga koncepti “stërvit dhe furnizo”, të gjitha këto janë çështje, përmbajtja e të cilave duhet diskutuar, tha Erdoan.

Kurse në deklaratat që bëri për gazetarët në avion gjatë udhëtimit për në atdhe Presidenti Erdoan tha se “ISID-i nuk do të marrë fund vetëm me anë të operacioneve ajrore. Atje ku nuk hyn këmbësori nuk ka qëndrueshmëri”.

Në qoftë se do të kemi kërcënim në drejtim të kufijve tanë, atëherë do të ketë edhe operacion ushtarak, sqaroi Erdoan duke iu adresuar mbledhjes së nivelit të lartë për sigurinë që do të mbahet javën e ardhshme.

“Çdo vendi do ti takojë nga një detyrë, edhe Turqia do të bëjë atë që i takon. Natyrisht që jemi të detyruar të mbrojmë kufijtë tanë”, cilësoi Erdoan.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme