Davutollu: Për sigurinë kombëtare mund të merret çdo masë

Në fjalën që mbajti në mbledhjen me kryetarët e degëve të partisë AK Kryeministri Ahmet Davutollu u ndal edhe në luftën kundër organizatës terroriste ISID dhe nënvizoi se për sigurinë kombëtare do të merret çdo lloj mase.

Davutollu: Për sigurinë kombëtare mund të merret çdo masë

Kryeministri Ahmet Davutollu dje mori pjesë në mbledhjen e kryetarëve të degëve të partisë AK.

Në fjalën që mbajti këtu Davutollu një vend të gjerë u kushtoi zhvillimeve në rajon.

Kryeministri tha se numri i të ardhurave nga Siria i ka kaluar 160 mijët, duke theksuar se Turqia e vazhdon me vendosmëri dhe pa bërë dallime politikën e saj të dyerve të hapura.

Kryeministri Davutollu tha se procesi i zgjidhjes/paqes është projekti i vetëm i suksesshëm i Lindjes së Mesme, të përfshirë nga konfliktet etnike dhe sektare.

Kryeministri u ndal edhe në luftën kundër organizatës terroriste ISID dhe nënvizoi se për sigurinë kombëtare do të merret çdo lloj mase.

Kushti që Turqia të vazhdojë të mbetet një ishull stabiliteti është vendosja dhe sigurimi i qetësisë dhe stabilitetit përreth, u shpreh Davutollu dhe vijoi: “Ne mbështesim çdo operacion ushtarak apo zgjidhje që bart në vetvete perspektivën për ti sjellë rajonit paqe dhe stabilitet”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme