Turqia e shqetësuar për dënimin me burgim të përjetshëm të Tohti

Ankaraja pret që dënimi i shqiptuar akademikut Tohti të rishikohet në mënyrë të përshtatshme me pritshmëritë e shoqërisë ndërkombëtare dhe të lirohet.

Turqia e shqetësuar për dënimin me burgim të përjetshëm të Tohti

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, Tanzhu Bilgiç (Tanju Bilgiç) deklaroi se Turqia është e shqetësuar nga dënimi me burgim të përjetshëm i akademikut ujgur Ilham Tohti nga gjykata kineze. 

Në përgjigje të një pyetje, Bilgiç tha se pritet që dënimi shqiptuar akademikut Tohti, i cili është i njohur për punimet e tij edhe në arenën ndërkombëtare, të rishikohet në mënyrë të përshtatshme me pritshmëritë e shoqërisë ndërkombëtare dhe të lirohet, ndërsa shtoi se “Jemi të shqetësuar nga dënimi i akademikut Tohti me burgim të përjetshëm”.

Gjyqi kundër Prof. Dr. Ilham Tohti me origjinë ujgure u zhvillua me dyer të mbyllura në Gjykatën e Mesme Popullore të Rajonit Autonom Ujgur të Sinxhanit në Kinë, dhe në fund të gjykimit Tohti u dënua me burgim të përjetshëm me akuzën për “nxitje të separatizmit”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme