MPJ turke përgënjeshtroi pretendimet për armë nukleare

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, Tanzhu Bilgiç (Tanju Bilgiç) përgënjeshtroi pretendimet që qarkullojnë në shtypin gjerman.

MPJ turke përgënjeshtroi pretendimet për armë nukleare

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, Tanzhu Bilgiç (Tanju Bilgiç) përgënjeshtroi pretendimet që qarkullojnë në shtypin gjerman se “Turqia punon fshehurazi mbi prodhimin e armëve nukleare” duke thënë se “Turqia respekton me vendosmëri parimin e përdorimit të energjisë nukleare për qëllime paqësore. Këto pretendime janë të pabaza dhe larg realitetit”.

Duke bërë të ditur se pretendimet që Turqia punon në prodhimin e armëve nukleare nuk kanë të bëjnë me të vërtetën, zëdhënësi Bilgiç iu referua traktateve ndërkombëtare, palë nënshkruese e të cilave është edhe vet Turqia.

Tanzhu Bilgiç tha se Turqia është e përkushtuar ndaj parimit të spastrimit të botës nga armët nukleare dhe në përdorimin e energjisë nukleare për qëllime paqësore të përcaktuara në kuadër të Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore, ndërsa shtoi se “pretendimet në fjalë janë të pabaza dhe larg realitetit”.

Duke tërhequr vëmendjen se këto pretendime zënë vend në shtypin e një vendi që është anëtare e NATO-s, Bilgiç tha: “Publikimi i këtyre lloj lajmeve në lidhje me Turqinë që është gjithashtu anëtare e NATO-s dhe anëtare e sistemit të mbrojtjes kolektive të NATO-s është mjaftë shqetësues”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme