Gjysmëhëna e Kuqe Turke vazhdon të ndihmoj sirianët në nevojë

Operacionin e saj Gjysmëhëna e Kuqe Turke e filloi para 4 vitesh me fillimin e konfliktit në Siri.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke vazhdon të ndihmoj sirianët në nevojë

Gjysmëhëna e Kuqe Turke në saje të operacioneve të ndihmave humanitare për krizën e Sirisë e cila ka filluar 4 vjet më parë në këtë shtet ka dërguar ndihma humanitare në vlerë 693 milionë lira turke.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke e përkushtuar për personat në nevojë në të gjithë botën tani ndodhet pranë sirianëve të cilët luftojnë për të mbijetuar në rajonin e konfliktit. Kjo organizatë humanitare ndihmon 250 mijë qytetarë sirianë në 24 qendra të strehimit ku plotëson shumë nevoja dhe ushqimin e tyre.

Dërgimi i ndihmave nga 12 vende të ndryshme

Gjysmëhëna e Kuqe Turke nga 2 gushti nga qytetet Hataj, Kilis, Gaziantep, Shanllëurfa dhe Mardin dërgon ndihma nga 12 pika të ndryshme në rajonet e brendshme të Sirisë.

Ndihmat e dërguara janë mjete për strehim si çadra, shtretër, batanije, veshje dhe gjithashtu edhe ndihma ushqimore dhe mjekësore e të ngjashme.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke e cila është një shpresë për sirianët pranon ndihma humanitare dhe donacionet nga institucionet kombëtare dhe ato ndërkombëtare si dhe nga organizatat bamirëse.

Ndihmat humanitare për rajonin e Suruçit

Gjysmëhëna e Kuqe Turke gjithashtu ka qenë aktive me ndihmat humanitare edhe në rajonin kufitar Suruç të Turqisë ku vetëm ditët e fundit u shpërngulën nga konfliktet mijëra sirianë në këtë rajon.

Gjithashtu ajo ka aktivizuar edhe 41 punonjës në këtë rajon. Nga vazhdimësia e shpërnguljes së sirianëve Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka vendosur të shpërndajë ushqim të ngrohtë për sirianët në rajon.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme