Çavushollu: Regjimi i Esadit, përgjegjës për tragjedinë në Siri

Ministri i Punëve të Jashtme te Turqisë, Mevlyt Çavushollu tha se “Shkaku i tragjedisë në Siri është regjimi i Esadit. Nuk mund të ketë një transformim të vërtetë politik në Siri për sa kohë që në pushtet do të vazhdojë të qëndrojë regjimi i Esadit”.

Çavushollu: Regjimi i Esadit, përgjegjës për tragjedinë në Siri

Në kuadër të kontakteve në Nju-Jork ministri i jashtëm turk Mevlyt Çavushollu mori pjesë në ministerialin me temë “Siria: Mbështetje Zërave të Moderuar”.

Në fjalën që mbajti në këtë mbledhje Çavushollu tha se vëmendja nuk duhet përqendruar në përfundimet e tragjedisë njerëzore që po jeton Siria sot, por tek shkaqet e saj. “Shkaku i tragjedisë në Siri është regjimi i Esadit”, theksoi shefi i diplomacisë turke.

Çavushollu u përqendrua në dimensionin human të krizës, ndërsa u shpreh se sirianët që arratisen nga masakrat e Esadit vijnë e strehohen në Turqi, duke shtuar se presin më shumë vëmendje nga bashkësia ndërkombëtare ndaj kësaj situate”.

Në takimet bilaterale që realizoi në Nju-Jork, Çavushollu kërkoi përkrahje për kandidaturën e Turqisë në Këshillit e Sigurimit të OKB-së.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme