Kurdët sirianë vazhdojnë të strehohen në Turqi

Një grup, që përket popullatës kurde në Siri dhe brenda të cilit ndodhen fëmijë, gra dhe pleq, ka lënë shtëpitë i trembur nga frika e ISID dhe është drejtuar drejt kufijve të Turqisë.

Kurdët sirianë vazhdojnë të strehohen në Turqi

Një grup, i cili i përket popullatës kurde në Siri brenda të cilit ndodhen fëmijë, gra dhe pleq të ikur nga frika e ISID, janë drejtuar drejt kufijve të Turqisë dhe janë në pritje të pranimit nga autoritetet turke.

Grupi i refugjatëve, brenda të cilit ka fëmijë, gra dhe pleq, i është drejtuar pikës kufitare me Turqinë, duke pritur të kalojnë në territorin turk.

Personat e ardhur kanë marrë me vete edhe sende personale si dhe bagëti.

Ndërkohë një fëmijë i plagosur, i cili shkeli në një minë pranë kufirit, fillimisht u mjekua nga ekipet e Gjysmëhënës së Kuqe dhe më pas u dërgua për trajtim më profesional në Spitalin Shtetëror të Suruç.

Nga ana tjetër ekipet e emergjencës vazhdojnë punimet për ngritjen e një kampi të ri në kufirin me Sirinë.

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme