Turqia do të bëjë atë që i takon në çështjen e ISID-it

Presıdenti Erdoan iu përgjigj pyetjeve të gazetarit të shquar amerikan Charlie Rose.

Turqia do të bëjë atë që i takon në çështjen e ISID-it

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) i ndodhur në Nju-Jork për pjesëmarrje në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, iu përgjigj pyetjeve të gazetarit të shquar amerikan Charlie Rose.

Si mysafir i programit “Charlie Rose Show”, Presidenti Erdoan në përgjigje në një pyetje në lidhje me ISID-in ka thënë se “Turqia në kuadër të përvojës së saj do të bëjë atë që i takon në çështjen e ISID-it”.

“Ato çfarë u jetua gjatë sulmit të ISID-it ndaj Mosulit, të njëjtat jetohen sot në sulmet ndaj Kobanit”, tha Erdoan ndërsa shtoi se Iraku dhe Siria duhen parë si një tërësi para se të hidhet ndonjë hap.

Erdoan gjithashtu tha se “duhet të bëhet ajo çfarë është e nevojshme për zgjidhjen e problemit të ISID-it”

Presidenti Erdoan bëri të ditur se regjimi i Beshar Esadit ka përgatitur terrenin për formimin e ISID-it.

Duke e bërë të ditur se për lirimin e pengjeve nuk është dhënë asnjë shpërblim, Erdoan tha se “Lufta jonë kundër ISID-it do të vazhdojë ne jemi të vendosur në këtë drejtim”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme