Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Rreth 130.000 refugjatë sirianë strehohen në Turqi në 3 ditë

Konfliktet në zonat kufitare me Sirinë janë ende duke vazhduar, ndërkohë që brenda tri ditësh Turqia ka pranuar rreth 130.000 refugjatë.

Rreth 130.000 refugjatë sirianë strehohen në Turqi në 3 ditë

Zëvendëskryeministri turk, Numan Kurtulmus ka deklaruar se në Turqi kanë hyrë edhe 30.000 refugjatë të tjerë dhe se numri i përgjithshëm i refugjatëve sirianë ka arritur në 130.000 persona.

Në Tel-Abjad, në rajonin kufitar Raka në veri të Sirisë, janë ende duke vazhduar përleshjet e ashpra mes ISID-it dhe Fronit të Armatosur Kurd (PYD), ndërkohë që varganë të tjerë të refugjatëve vazhdojnë të arrijnë në kufirin me Turqinë.

Një vargan i ri me refugjatë sirianë, në mesin e të cilëve janë edhe një numër i madh grash e fëmijësh, ka arritur në pikën kufitare Suruç të Shanllëurfës dhe pret të hyjë në Turqi.

Gjatë natës, një fëmijë dhe një i rritur janë plagosur nga shpërthimi i një mine këmbësorie. Të plagosurit janë transportuar menjëherë në një spital turk. Ndërkohë, forcat e rendit në Turqi kanë përforcuar masat e sigurisë.

Përleshjet me ISID-in në veri të Sirisë janë intensifikuar në tri ditët e fundit, ndërsa kreu i Departamentit për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), Fuat Oktaj, dje ka deklaruar se numri i sirianëve në Turqi në dy ditët e fundit ka arritur në mbi 100.000.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme