Refugjatët sirianë vazhdojnë të kalojnë kufirin turk

Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka shpërndarë ujë dhe ndihma për refugjatët që janë lejuar të hyjnë në territorin e Turqisë.

Refugjatët sirianë vazhdojnë të kalojnë kufirin turk

Një grup sirianësh nga Tel Abjad i krahinës Rakkas, të cilët kanë ikur nga konflikti mes Partisë Uniteti Demokratik dhe organizatës terroriste ISID kanë hyrë në fshatin Suruç të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Konflikti mes Partisë Uniteti Demokratik dhe organizatës ISID vazhdon akoma në rajonin arab Tel Abjad dhe Ajnel. Refugjatët sirianë pasi arritën në kufirin e lagjes “Myrshit Pënar” të Suruçit hynë në Turqi nën shoqërimin e forcave të sigurisë.

Mes refugjatëve nga rajoni kishte gra, fëmijë dhe foshnja, të cilëve ku Gjysmëhëna e Kuqe Turke shpërndau ujë dhe ndihma. Pas sistemimit të refugjatëve sirianë do të vijojnë procedurat për regjistrimin e tyre. Masat dhe vëzhgimet kufitare vazhdojnë akoma nga forcat sigurisë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme