Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Turqia hap kufinjtë për të shpërngulurit nga ISID

Të shpërngulurit nga vatrat e luftimeve të ISID në Siri pas disa orësh pritjeje në kufirin me Turqinë u lejuan të hyjnë të sigurtë nën shoqërimin e ushtrisë turke drejt kampeve ku do të qendrojnë.

Turqia hap kufinjtë për të shpërngulurit nga ISID

Sipas informacioneve të marra sirianët e ardhur ishin nga zona Abijad, e cila po bëhet skenë e luftimeve mes ISID dhe Frontit të Armatosur Kurd në Siri.

Si pasojë e rritjes së numrit të të ardhurve nga këto vende Ushtria Turke lejoi rrefugjatët të hynin nën masa të forta sigurie.

Nërkohë që Xhandarmëria Turke preu telat me gjemba të kufirit për kalimin e fëmijëve, pleqve dhe grave, të cilët u ndihmuan nga ana e tyre.

Sirianët e shpërngulur u grumbulluan në një vend të sigurt dhe më pas u dërguan në një nga kampet e rrefugjatëve ne lindje të Turqisë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme