Erdoan: Shpëtimi i pengjeve, tregues i fuqisë së Turqisë

“Sjellja me sukses shëndoshë e mirë në Turqi të shtetasve tanë është një zhvillim shumë i rëndësishëm në aspektin e treguesit se në çfarë niveli ka arritur Turqia e Madhe”, tha Presidenti Erdoan në një mesazh me shkrim publikuar me këtë rast.

Erdoan: Shpëtimi i pengjeve, tregues i fuqisë së Turqisë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan bëri një deklarata më shkrim në lidhje me lirimin e 49 shtetasve turq që mbaheshin me forcë nga ISID-i në Irak.

Presidenti Erdoan i përcolli të gjithë Turqisë dhe personelit të Konsullatës së Përgjithshme të Mosullit urimin “të shkuara” dhe tha: “MIT-i gjatë kësaj kohe e ka ndjekur çështjen me durim dhe me një sensibilitet shumë të lartë dhe më në fund ka realizuar edhe një operacion të suksesshëm shpëtimi”.

“Mbërritja shëndoshë e mirë e shtetasve tanë në Turqi është një zhvillim shumë i rëndësishëm në aspektin e treguesit të nivelit ku ka arritur Turqia e Madhe”, shkruan Erdoan në mesazhin e tij.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme