Turqia me strategji të re në marrëdhëniet me BE-në

Ministri i Çështjeve të BE-së në qeverinë turke, Volkan Bozkir ka shpallur strategjinë e re të vendit në marrëdhëniet me Brukselin.

Turqia me strategji të re në marrëdhëniet me BE-në

Ministri i Çështjeve të Bashkimit Evropian në Qeverinë e Turqisë, Volkan Bozkir njoftoi shpalljen e "Strategjisë së re të Turqisë për marrëdhëniet me Bashkimit Evropian", raporton Anadolu Agency (AA).

Kjo strategji ka për qëllim eliminimin e pengesave për anëtarësimin në BE të Turqisë si dhe për të përshpejtuar dinamikën e marrëdhënieve Turqi-BE. Duke iu drejtuar përfaqësuesve të medias të enjten para se të fillonte vizitën e tij në Bruksel, Bozkir tha se strategjia e re e Turqisë drejt Bashkimit Evropian mbështetet në tri drejtime; "përcaktimi i procesit të reformave politike, vazhdimësia e transformimit socio-ekonomik i vendit në procesin e pranimit dhe rritja e efektiviteti në komunikimin midis Turqisë dhe BE-së".

"Plani Kombëtar i Veprimit për pranimin në BE" do të zbatohet në dy periudha: periudha e parë do të zgjasë deri në vitin 2015 dhe periudha e dytë do të përfshijë vitet 2015-2019 ", tha Bozkir. Sipas tij ky plan nënkupton mbylljen me sukses të kapitullit të anëtarësimit të Turqisë në BE.

Bozkir tha se strategjia e re do të bindë qytetarët turq të cilët janë në mëdyshje në lidhje me procesin e anëtarësimit të Turqisë në BE dhe do të ndryshojë perceptimet negative.

Sipas ministrit, Strategjia për anëtarësimin në Bashkimin Evropian do të fillojë të funksionojë me miratimin e "Planit Kombëtar të Veprimit për pranimin në BE" dhe me miratimin "Strategjisë së Komunikimit me Bashkimin Evropian", në muajin nëntor.

"Më ketë strategji i është dhënë përparësi interesave dhe përfitimeve të qytetarëve të Turqisë, strategjia e re do të çojë në një rritje të procesit të reformave dhe krijimi e kanaleve të reja të komunikimit midis Turqisë dhe BE-së," thuhet në deklaratën e Ministrisë për BE-në qeverinë e Turqisë.

Për reformat politike, strategjia do të përqendrohet në "avancimin më tej të reformave të ndërmarra në dymbëdhjetë vitet e fundit në fushën e sundimit të ligjit, demokratizimit, të drejtave të njeriut, lirisë dhe sigurisë kombëtare. "Një strategji e suksesshme e komunikimit jo vetëm të shërbejë për miratimin e reformave nga ana e Turqisë, por edhe do të ndihmonte dhe mbështeste imazhin e jashtëm të vendit me faktet në vend të perceptimeve e gabuara," – thuhet në deklaratën e ministrisë.

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme