Turqia i bën apel OKB-së për Sirinë

Ministria e punëve të jashtme ka lëshuar një komunikatë me shkrim në lidhje me përdorimin e gazit klorit në Siri.

Turqia i bën apel OKB-së për Sirinë

Pas verifikimit nga Organizata e Ndalimit të Armëve Kimike se në Siri është përdorur gaz klorik ministria e jashtme turke i bëri apel Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të marrë masat e duhura.

“Me sigurimin e provave mbi përdorimin e gazit klorik përmasat e tiranisë çnjerëzore që regjimi sirian zbaton ndaj popullit të vet kanë fituar një dimension të ri”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.

“Në raportin e fundi të publikuar nga misioni i grumbullimit të të dhënave pranë Organizatës së Ndalimit të Armëve Kimike është konstatuar që gazi klorik në Siri është përdorur “në mënyrë sistematike dhe të përsëritur. Është më se e qartë që gazi klorik është përdorur nga regjimi. Edhe në raportet e Komisionit të Pavarur të OKB-së për Hetimin e Situatës në Siri është përcaktuar që regjimi në sulmet kundër opozitarëve ka përdorur gaz klorik. Përdori i gazit klorik është një shkelje e hapur e rezolutës 2118 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Shkelja në fjalë shpalos edhe një herë përmasat e kërcënimit që përbën regjimi sirian për paqen dhe stabilitetin rajonal e ndërkombëtar. Presim nga Këshilli i Sigurimit që të marrë masat e duhur përballë këtyre sulmeve që përbëjnë krim kundër njerëzimit dhe që kanë në shënjestër direkt popullatës civile”, vijon komunikata e ministrisë së jashtme turke.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme