Parlamenti turk fillon pushimet deri më 1 tetor

Parlamenti turk ka filluar sot një periudhë pushimesh, që do të zgjasë deri më datë 1 tetor.

Parlamenti turk fillon pushimet deri më 1 tetor

Grupi parlamentari i Partisë AK në pushtet, pas seancës së votëbesimit për qeverinë e 62-të turke, e kishte thirrur Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë në seancë të jashtëzakonshme, ditën e hënë, për të përmbyllur shqyrtimin e një pakete ligjesh.

Pas ligjësimit të paketës së ligjeve, shqyrtimi i të cilës ishte ndërprerë më parë, në Parlament u shqyrtuan dhe miratuan pr/ligjet, që ligjësojnë dy marrëveshjet “për Sistemin e Linjës Gazsjellëse Transanadolli ndërmjet Republikës së Turqisë dhe Republikës së Azerbajxhanit”, si dhe pr/ligji, që i hap rrugën miratimit të marrëveshjes “për Tregtinë Preferenciale ndërmjet Republikës së Turqisë dhe Republikës Islamike të Iranit”.

Në fund të punimeve në agjendën e Parlamentit turk, nënkryetarja Ajshenur Bahçekapëllë e mbylli seancën për t’u rimbledhur sërish ditën e mërkurë, më datë 1 tetor 2014.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme