Ministri turk i Integrimit Evropian viziton Portugalinë

Turqia hynë në një periudhë më aktive në procesin e negociatave për anëtarësim në BE.

Ministri turk i Integrimit Evropian viziton Portugalinë

Turqia hynë në një periudhë më aktive në procesin e negociatave për anëtarësim në BE.

Vizitat në kryeqendrat evropian Ministri i Integrimit Evropian, Volkan Bozkër (Volkan Bozkır) i filloi nga Lisbona.

Gjatë kontakteve të tij në Lisbon, Ministri Bozkër do të shpjegoj reformat e realizuara në Turqi dhe hapat e hedhura në këtë drejtim.

Ministri i Integrimit Evropian dhe kryenegociatori, Volkan Bozkër, fillimisht do të pritet në takim nga Kryeministri i Portugalisë, Pedro Passos Coelho. Ministri Bozkër do të takohet edhe me zëvendëskryeministrin Paulo Portas, ndërsa do të zhvilloj kontakte edhe në parlamentin e Portugalisë.

Vizitën e tij të parë si Ministër i Integrimit Evropian, Ministri Bozkër e realizoi në Portugali, ndërsa nesër pas takimit me Ministrin e Jashtëm Rui Machete do të organizojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Portugalia është njëra prej vendeve e cila jep përkrahjen më të madhe anëtarësimit të Turqisë në BE.

Deri më sot në negociatat mes Turqisë dhe BE-së janë hapur 14 kapituj prej të cilave njëra është përmbyllur. Ndërkaq kapitujt tjerë të cilat ende presin hapjen për negociim pengohen për arsye politike posaçërisht nga udhëheqja e pjesës greke të Qipros dhe Francës.

Por, Turqia krahas të gjitha këtyre pengesave është e gatshme të hapë 28 kapituj për negociata.

Ankaraja zyrtare me çdo rast thekson se prioritet është që Turqia ti arrij standardet evropiane më shumë se sa ti hapë kapitujt për negociata.

Ministri Bozkër javën e ardhshme do të zhvilloj kontakte në Bruksel dhe Strasburg.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme