Davutollu ngushëllon Navaz Sherifin për përmbytjet në Pakistan

Kreu i ekzekutivit turk i ka telefonuar Kryeministrit pakistanez për ta ngushëlluar në lidhje me fatkeqësinë e përmbytjeve në Pakistan.

Davutollu ngushëllon Navaz Sherifin për përmbytjet në Pakistan

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutollu, ka realizuar një bisedë telefonike me homologun e tij pakistanez, Navaz Sherif, të cilin e ka ngushëlluar për fatkeqësinë e përmbytjeve në Pakistan.

Pasi përcolli ngushëllimet më të përzemërta për viktimat e fatkeqësisë së përmbytjeve, Kryeministri Davutollu u shpreh se Turqia ndan dhimbjen e popullit mik e vëlla të Pakistanit dhe është gatshme të ofrojë çdo lloj ndihme me të gjitha institucionet e saj.

Shefi i Ankarasë zyrtare e ngushëlloi bashkëbiseduesin pakistanez edhe për personat, që humbën jetën për shkak të shembjes së çatisë në një xhami të Lahorit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme