Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Sot parlamenti turk diskuton për paketën e projektligjeve

Nga kjo paketë, e cila përbëhet prej 148 rregullimeve ligjore, janë miratuar 126 prej tyre.

Sot parlamenti turk diskuton për paketën e projektligjeve

Sot në Asamblenë e Madhe Popullore të Turqisë do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për të diskutuar mbi paketën e projektligjeve.

Nga kjo paketë, e cila përbëhet prej 148 rregullimeve ligjore, janë miratuar 126 prej tyre.

Projektligji përfshinë përmirësime për punonjësit e minierave, strukturimin e arkëtimeve publike dhe rregullime për emërimin e mësuesve.

Pas miratimit të paketës së ligjeve do të bisedohet në lidhje me projektligjin për rregullimin e Ligjit të Procedurës Penale me anë të së cilës ndalohej qasja e avokatëve në dokumente dhe informata sekrete gjatë hetimeve.

Më pas gjatë asamblesë së përgjithshme do të diskutohet në lidhje me një projektligj me anë të të cilët miratohet marrëveshja mes Turqisë dhe Azerbajxhanit në lidhje me sistemin e linjave gazsjellëse të Trans-Anadollit dhe miratimi i marrëveshjes të tregtisë preferenciale mes Turqisë dhe Iranit.

Pritet që parlamenti prej 10 shtatorit të filloj një pushim që do të zgjasë deri më 1 tetor.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme