Davutollu: 2015-a, viti final për procesin e zgjidhjes

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutollu shprehu dëshirën që 2015-a të jetë viti final në procesin e zgjidhjes për t’i dhënë fund terrorit në vend dhe theksoi se nuk do ta ndalin vrullin derisa t’ia arrijnë qëllimit.

Davutollu: 2015-a, viti final për procesin e zgjidhjes

Punimet për zgjedhjet parlamentare, që do të mbahen vitin e ardhshëm, shefi i qeverisë së re turke i filloi nga vendlindja e tij, Konja. Duke nënvizuar se Ankaraja zyrtare dëshiron që 2015-a të jetë viti i fundit në procesin e zgjidhjes, Davutollu dha si shembuj “ngasjen e biçikletës” dhe “vrapimin me pengesa”.

“Nëse ndalemi, atëherë rrëzohemi; nëse ulim ritmin, atëherë vështirësohet kapërcimi i pengesës së tretë, që janë zgjedhjet e vitit 2015”, deklaroi ai.

Pasi sqaroi se mbledhjen e parë në lidhje me procesin e zgjidhjes e kanë realizuar atë ditë, që kanë bërë publik edhe programin e qeverisë; Kryeministri Davutollu u shpreh me këto fjalë: “Kam marrë mbi vete përgjegjësinë e drejtimit të procesit.”


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme