Turqia dënon sulmin terrorist në Afganistan

Përmes një komunikate të lëshuar nga ministria e jashtme Turqia ka dënuar sulmin terrorist që ka shkaktuar rreth 22 të vrarë dhe 150 të plagosur në Afganistan.

115023
Turqia dënon sulmin terrorist në Afganistan

“Dënojmë sulmin e urryer terrorist kundër ndërtesave qeveritare në provincën Gazne të Afganistanit dhe që ka shkaktar vdekjen e rreth 20 punonjësve të sigurisë dhe plagosjen e 150 personave. I lutemi Allahut të mëshirojë ata që kanë humbur jetën në këtë sulm, shprehim ngushëllimet të afërme të tyre si dhe u urojmë shërim sa më të shpejt për të plagosurit”, thuhet në komunikatën e lëshuar dje nga ministria e jashtme turke.

Populli afgan duke marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale që u mbajtën në datat 5 prill dhe 14 qershor 2014, pavarësisht kërcënimit të terrorit në vend, demonstroi besimin që ka tek demokracia, vijon komunikata.

“Ne kemi besim se veprime të tilla, si sulmi terrorist në fjalë, nuk do të arrijnë të tronditin këtë besim. Turqia do të vazhdojë të solidarizohet me popullin vëlla afgan edhe në këtë proces të vështirë”, thuhet ndër të tjera në reagimin e ministrisë së jashtme turke.

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme