Stamboll, vijon Forumi 9. i OKB-së për Administrimin e Internetit

A është i mundur një internet plotësisht i sigurt? Si duhet të jetë lufta kundër krimeve kibernetike? Specialistë nga 135 vende iu përgjigjën këtyre pyetjeve të drejtuara në Forumin e Kombeve të Bashkuara në Stamboll.

Stamboll, vijon Forumi 9. i OKB-së për Administrimin e Internetit

Forumi i 9-të i Kombeve të Bashkuara për Administrimin e Internetit po zhvillohet në Stamboll me rreth 3.000 pjesëmarrës nga 135 vende të ndryshme të botës, mes të cilëve shumë akademikë, përfaqësues të sektorit publik e privat, si dhe udhëheqës së organizatave të shoqërisë civile; në gjithsej 120 seanca për 8 tema të përgjithshme.

Tema kryesore e forumit, ku u diskutuan të rejat e fundit në fushën e internetit, ishte “Bashkimi i Kontinenteve për Administrimin e Internetit të Fuqizuar me Multiakses”.

Ministri turk i Transportit, detarisë dhe Komunikacionit, Lytfi Elvan, bëri thirrje për një bashkëpunim global kundër krimeve të internetit.

Forumi i Kombeve të Bashkuara do të përfundojë ditën e premte.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme